October 20, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Dalin pamjet nga incidenti në koncertin e Yll Limanit, të shtëna e përleshje në zonën VIP

Një ngjarje e rëndë ka tronditur koncertin e këngëtarit të njohur Yll Limani në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera festive u shndërrua në panik të vërtetë.

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, teksa artisti ishte në skenë së bashku me grupin Three Dots, duke performuar përpara një audience të madhe.

Në zonën VIP të lokalit, një konflikt verbal mes dy grupeve u përshkallëzua shpejt në përleshje fizike.

Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentet e tensionit dhe kaosit, ku të pranishmit raportojnë për përdorim të sendeve të forta si shishe dhe gota.

Në sfond dëgjohen të shtëna armësh, duke krijuar panik të menjëhershëm në mesin e turmës.

Të frikësuar, shumë persona janë larguar me nxitim nga lokali, duke lënë pas çanta, telefona dhe sende personale në rrëmujë.

 

 

NativeGram placeholher

Related posts

Miss Serbia po trajtohet me infuzion, veç pse e bëri shqiponjën!

dardanianews

Arta Bajrami, pjesë e Big Brother? (VIDEO)

dardanianews

Diola Dosti konfirmon shtatëzëninë? Fotoja e fundit flet shumë

dardanianews