21.6 C
New York
June 2, 2025
DardaniaNews
Showbiz

“Dashuri me një 70 vjeçar”: Elia Zaharia rikthehet pas skandalit me Princin!

Pavarësisht dramës familjare që ka përjetuar së fundi, Elia Zaharia e gjeti forcën të ringrihet dhe t`i rikthehet pasionit të saj: skenës, këtë herë me shfaqjen “Para Perëndimit”, që mbahet sot.

Ishte vete Elia ajo që dha lajmin në mediat sociale. “Para Perëndimit”, një dramaturgji botërorë përqendrohet në dramën e mungesës së lirisë me të cilën përballet një 70 vjeçar Matthais Clausen.

3 vite pas vdekjes së gruas së tij ai bie në dashuri me një vajzë të re, Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha nga familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.

Princi njoftoi ndarjen më 15 janar, ku tha se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore.

Pas tij reagoi edhe Elia dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

Princi vete qe shprehur se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.

Ndarja e tyre bëri bujë të madhe, me dyshimet se marredhenia e tyre ne fakt,kishte qene ne krize prej kohësh.

Shkak thuhet se është bërë lidhja e princ Lekës me fotografen e ish-çiftit, Blerta Celibashi.

Dyshja janë shfaqur disa herë në publik bashkë, por ende nuk e kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre.

Related posts

Luizi edhe këtë vit pjesë e BBVA, zbulon datën që do të hyj brenda shtëpisë

dardanianews

Meriton Mjekiqi dedikim ish-partneres së tij: Më fal që ndoshta s’kam qenë më i miri

dardanianews

Pas incidentit të Gertës, ndjekësit shpërthejnë ndaj Ledion Liços në lidhje me Gjestit

dardanianews