February 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Daut Haradinaj: Donika Gërvalla është vajza e heroit tim, nuk e kritikoj për momentum politik

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka treguar se pse nuk është përfshirë në debatin e fundit që është bërë rreth ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për qëndrimin e saj për Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka deklaruar se nuk është përfshirë në debat, pasi që ministrja është pasardhëse e një heroit.
“Donika është bashkëvendëse e jona, është bija e heroit. Ne i dimë vuajtjet që i ka pasur, ne asnjëherë nuk do të biem pre e situatave politike për me kritiku një pasardhëse të heroit tanë”, pohoi ai në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Ndërkaq, sa i përket akuzave që PDK i ka bërë në drejtim të ministres Gërvalla, Haradinaj tha se PDK nuk duhet të bëjë propaganda.

“PDK i ka politikat e veta, e që të zotit e shtëpisë i ka në rrethanë më të vështira. Është lehtë më dal në shesh e të bëjnë propaganda.

Ata i kanë juristët e tyre, por që në këto rrethana asnjëra palë nuk do të dalë fituese”, shtoi.

Megjithatë, Haradinaj tha se ministrja Gërvalla tashmë është kryediplomate dhe ka për detyrë që të përkujdeset për qytetarët e Kosovës.

 

Related posts

Do sfidojë SHBA, Kina fut në veprim aeroplanmbajtësen ‘Fujian’; a do kemi përballje ‘gjigandësh’ në Paqësor?

dardanianews

E tmerrshme/ Burri në sy të familjes së tij, rrah brutalisht një grua në Interex

dardanianews

Bekim Jashari e tronditë PDK-në! Fundin e PDK-së e ka në dorë vendi i legjendave!

dardanianews