-9.6 C
New York
January 28, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Degradon debati mes Valbonës dhe Laertit deri në prekje fizike

Valbona Mhilli ka eskaluar në një debat që pati së fundmi me banorin e shtëpisë së Big Brother, Laert Vasilin.

Kjo pasi ai gjatë spektaklit të së martës tha se dëshiron të ndahet nga gazetarja, nga një banor i vetëm që ishin dhe të shkonte në një televotim kokë me kokë me të.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Valbonës pasi ata krijuan një afrimitet dhe shprehën pëlqim për njëri-tjetrin.

Ajo në një moment gjatë bisedës e shtyu, derisa i tha me tone të larta se është i pafytyrë e tradhtar.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Valbona: A është krenar babai i yt atje ku është, a është krenar.

Laerti: Prapë e përmende, ç’punë ke ti me të ndjerët.

Valbona: O i pabesë, ku e ke besën.

Laerti: Çfarë po bën.

Valbona: Motrës tënde po t’ia bëje kështu si do të ndiheshe.

Laerti: Ç’punë ke ti me motrën time.

Valbona: Si do të ndiheshe.

Laerti: Çka, a e njeh.

Valbona: Si do të ndiheshe po ta përdornin motrën tënde o Laert Vasili. O tradhtar, o i pabesë, o i pafytyrë.

Laerti: Ty të ka akuzuar shtëpia se luan me tri katër standarde. Lëre nënën time aty ku është.

Related posts

Xhuli futet në xhakuzi me Atdheun, shfaqen më të afërt se kurrë

dardanianews

Xheneta shfaqet me bluzën e Gjestit? Detaji që po bën ‘lëmsh rrjetin’

dardanianews

Njihuni me shqiptaren e parë si shofere kamioni, në dyert e mjetit transportues e ka Skënderbeun e Adem Jasharin

dardanianews