3.4 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
HistoriLajme

Demonstrata që dridhi “Kasapin e Ballkanit”, burri i Donika Gërvallës publikon pamjet me Rifat Jasharin

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka filluar një fushatë të ‘egër’ politike kundër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan gazeta “Bota sot”.

Krejt kjo pasi ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, iu ka thënë deputetëve të PDK-së se janë fajtorë që prijësit e tyre gjenden në Hagë dhe se duke e sulmuar atë “nuk do të mund ta gjejnë zgjidhjen e këtij problemi”.

Nga PDK-ja madje thonë se Gërvalla është dëshmitare e një angazhimi dhe denigrimi dhe ofendimi i luftës së UÇK-së.

E, si përgjigje ndaj këtyre akuzave, burri i ministres Gërvalla, Stefan Schwarz, dikur ish-deputet i CDU-së në Bundestag, ka bërë publike pamje të rralla nga demonstratat e viteve 90-ta në Gjermani.

Schwarz në këto demonstrata thotë të ketë qenë më Rifat Jasharin, i vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Ja shkrimi i tij:

1998. Me Donikën. Me Rifat Jasharaj.

Për Kosovën. Kundër Millosheviçit.

Schwarz, Gërvalla, Jasharaj.

 

 

Related posts

Aktori i njohur grek: Jam krenar që jam shqiptar, nuk jam ndjerë kurrë keq

dardanianews

“Je bë profesor sepse qite një mitraloz në krah”, “Ti s’di gjë”, debati përfundon me përplasje të ashpra

dardanianews

Boksieri Florian Marku i bënë të fala Naim Murselit

dardanianews