22 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
Sport

Detajet e marrëveshjes, kohëzgjatja e kontratës dhe paga e Edon Zhegrovës te Juventusi

Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi është vetëm çështje orësh. Gazetarët e njohur Fabrizio Romano dhe Nicolò Schira, kanë raportuar se marrëveshja mes bardhezinjve dhe Lille është arritur.

Sipas këtyre burimeve, Juventusi do të paguajë deri 20 milionë euro me bonuse, ndërsa klubi francez do të përfitojë edhe një përqindje të vogël nga një shitje e ardhshme e yllit kosovar.

Zhegrova do të firmosë një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë të garantuar prej rreth 2.5 milionë eurosh në vit.

Bardhezinjtë kanë planifikuar që nesër të zhvillohen testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës, çka do ta bëjë transferimin e Zhegrovës në Torino të mbyllur zyrtarisht.

Lojtari ka pritur deri tani kalimin e tij te Juventus, ndërsa edhe Marsille ishte shumë e interesuar, por që Lille vendosi të mos e shes brenda Francës.

Related posts

Është konfirmuar se Eriksen përjetoi arrest kardiak – definicioni, simptomat dhe shkaktarët

dardanianews

Akoma se kanë konfirmuar lidhjen e tyre, Megi Pojani kapet “mat” me futbollistin e njohur, ja cilat janë dyshimet e para (FOTO)

dardanianews

Mbyllet pjesa e parë me dominimin e Dardanëve: Rumani 0-0 Kosovë

dardanianews