Një ditë më parë, në rubrikën “Trotuar”, në Top Channel u diskutua për ngacmimet seksuale, ku disa nga të ftuarit vendosën që të tregonin historitë e tyre personale.
Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Dea Vieri tregoi se kur ka qenë 17 vjeçe ka marrë ngacmimin e parë seksual. Dea shprehet se shkoi në një takim pune dhe pronari i lokalit i kërkoi troç ‘seks’.
“Unë personalisht ngacmimin tim të parë seksual e mbaj mend kur kam qenë 17 vjeçe e gjysmë. Kërkoja punë si kameriere në një nga baret e lagjes sime aty. Takova zotërinë që ishte pronari. Më la një orar pune, ai mund të ishte diku te 32-35 vjeç, kishte nuse dhe fëmijë se më tregoi. Është një nga historitë më traumatizuese të jetës sime sepse ai më ka thënë troç: “Shiko, flasim troç se unë nuk kam kohë për të humbur. Unë dua seks të shpejtë”. Unë isha 17 vjeç dhe normalisht u trondita. U shmanga, u stepa dhe nuk e di ku gjeta guximin dhe fillova të bëja moral. ‘Ti je burrë i martuar, ke fëmijë, si nuk të vjen turp’”, tregon Dea.