5.8 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Lajme nga BotaLajmi i fundit

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Poloni, ku dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake. Ai tha se “vlerësimi i plotë është ende duke u kryer”, por theksoi se “pavarësisht nëse ishte i qëllimshëm apo jo, është absolutisht i pamatur, është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, përcjell A2 CNN.

“Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndal luftën në Ukrainë, ndal përshkallëzimin e saj, të cilën tani ai në thelb po e drejton ndaj civilëve të pafajshëm dhe infrastrukturës civile dhe ndal shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve. Dijeni se ne jemi gati, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, shtoi Rutte.

Ai tha se e konsideron reagimin e mbrëmshëm “shumë të suksesshëm”. “Gjithmonë duhet të sigurohemi që të jemi një hap përpara, por mendoj se mbrëmë u tregua qartë se ne jemi të aftë të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, përfshirë, sigurisht, edhe hapësirën e saj ajrore”. (A2 Televizion)

Related posts

Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore

dardanianews

Putin del me një ofertë bërthamore për Trumpin

dardanianews

Pas Gazës, vjen Ukraina, e premtja mund të jetë Dita-D, Trump merr një vendim…

dardanianews