22 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Duarshtrëngim i ngrohtë mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit në Bruksel

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel para darkës formale që do ta kenë me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ajo që bie në sy nga fotografitë e postuara është se Rama dhe Vuçiq kanë pasur një duarshtrëngim shumë të ngrohtë.

Përfaqësuesit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor paraprakisht kanë pasur takime bilaterale me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili i ka mbledhur në Bruksel për një darkë joformale.

Kosova në këtë darkë po përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pasi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë në vizitë në ShBA.

Related posts

Denazifikimi sipas Moskës: Do të zgjasë 25 vjet, punë e detyruar, të zhduket emri Ukrainë

dardanianews

Publikohet orari i ri i lëvizjes për periudhën 1 deri me 4 maj

dardanianews

Kush do ta marrë kujdestarinë e fëmijëve të Liridona Ademajt? (VIDEO)

dardanianews