3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
LajmeSociale

Dy gratë e martuara në Shqipëri: Mund të jesh LGBT edhe besimtar i cilësdo fe

Në tarracën e Bashkisë së Tiranës, me 19 maj kurorëzuan dashurinë në një ceremoni simbolike, çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga Anglia

Çifti, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj ka thënë se institucionet e shtetit shqiptar duhet të japin fjalën e fundit të tyre për çështjen e martesës të gjinisë së njëjtë pavarësisht kundërshtimeve që janë shpërfaqur në publik nga institucionet fetare dhe akter të tjerë.

Ahmetaj në një ‘videolive’ për emisionin “Rreth e Rrotull” theksoi se nuk janë çifti i vetëm që kanë bashkëjetuar në Shqipëri apo edhe që kanë fëmijë, por që ka ardhur koha që të bëhet edhe ligjërisht martesa e gjinive të njëjta.

sa i përket ligjshmërisë së martesës së tyre, Edlira dhe Alba kanë deklaruar se martesa e tyre nuk është ligjore por më tepër simbolik dhe protestë ndaj trajtimit që iu bëhet komunitetit LGBT+ në Shqipëri.

Ahmetaj sa i përket ceremonisë martesore të bërë nga dy pastor britanik, ka thënë se nuk janë ‘aktor’ dhe se janë pastor ligjor teksa ka shtuar se martesa e tyre është edhe si ‘mesazh ndaj komunitetit LGBT se edhe mund të jesh pjesë e komunitetit por edhe besimtar i besimeve të ndryshme.

“Fakti që morëm dy pastor nga Britania e Madhe, nuk janë aktor siç kanë thënë aty në Shqipëri. Përpos bashkimit tonë, ishte edhe një mesazh për të gjithë komunitetin LGBT sepse edhe mund të jesh edhe pjesë e komunitetitt LGBT por edhe besimtar i besimeve të ndryshme. Nuk ka asnjë gjë të keqe dhe asnjë gjë të ndaluar. I ka ardhur fjala shtetit shqiptar të bëjë punën e vet, pasi që ne jemi, fëmijët i kemi dhe Kisha na bashkoi. I mbetet shtetit shqiptar, përmirësimi i ligjit të Kodit të rregullimit të familjes, martesa e dy individëve e Kodi i familjes e cilëson mes një burri dhe një gruaje. Këtë duam të ndryshojmë”, ka deklaruar Ahmetaj.

Ahmetaj ka ‘fajësuar’ institucionet fetare të Shqipërisë për trajtimin e tyre pasi ato thanë se i kanë bërë keq një familje që ka dy fëmijë të vegjël.

Dy gratë e martuara, Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara kanë potencuar që kurorëzimi i dashurisë  së tyre me ceremoni është si një akt “proteste” ndaj institucioneve fetare në Shqipëri, që referohen se martesa duhet të ndodh mes një burri dhe një gruaje e jo mes gjinisë së njëjtë.

Kemi bërë gjëra shumë mbrapsht sepse kemi 14 vite që jemi bashkë. Kemi dy fëmijë. Dhe tani vendosëm të martoheshim. Prej shumë vitesh Edën e konsideroj timen dhe dasma që e bënim ishte si një ‘akt’ proteste për të treguar se ne jemi këtu, se ekzistojmë, familjet LGBT+. Ka dhe shumë çifte të tjera që kanë më shumë vite ose me pak vite, nuk ka rëndësi aq”, deklaroi Alba Ahmetaj.

Ahmetaj tha se komuniteti LGBT+ është me një narrativë “shumë të rënduar” dhe vazhdimisht janë pjesë e kërcënimeve dhe bullizimeve përmes rrjeteve sociale.

 

Related posts

Gazetari shqiptar: Shkova në një klub në Paris, atje shkëmbenin gratë me njëri-tjetrin

dardanianews

Reagon Milaim Zeka pasi Qeveria shkarkoi bordin e ShKUK-së – ka një thirrje për Albin Kurtin

dardanianews

A do të futet Hashim Thaçi në listën e zezë të SHBA-ve?

dardanianews