15.1 C
New York
June 1, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Dy vjet pasi iu zbulua lidhja me gardianen, i dënuari nis një romancë me infermieren e burgut

Një infermiere e burgut Aylesbury në Buckinghamshire të Britanisë së Madhe po hetohet nga autoritet pasi dyshohet se ka një lidhje dashurie me një prej të burgosurve.

Alexandra Power u largua nga puna në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Britani, pasi akuzohet se ka nisur një romancë me Jay Bell, i dënuar me 10 muaj për prishje të qetësisë publike.

Bell, i cili ka pasur një romancë të mëparshme me një gardiane burgu, punonte brenda ambienteve të burgut pranë recepsionit, aty ku Power, po ashtu, punonte në zyrën e saj si infermiere.

31-vjeçarja kishte vetëm një vit që punonte si infermiere dhe më parë ishte trajnuar si parukjere. Ajo punonte në burg për Fondacionin NHS të Londrës Qendrore dhe Veriperëndimore, të cilët kanë nisur një hetim të brendshëm për rastin.

Pas romancës që lindi në burg, Bell, i cili u lirua në shtator ka nisur të jetojë me infermieren Power në Milton Keynes.

Sakaq, Bell dy vjet më parë ishte një nga tre të burgosurit në The Mount Jail në Hertfordshire, i cili u zbulua se kishte komunikime me kontekst seksual me një oficere burgu.

Oficerja Sarah Milburn pas zbulimit të komunikimeve me të burgosurit, u dënua me 16 muaj burg. /A2CNN

Related posts

Ish partnerja e Meritonit nisë pushimet me të birin, luks gjithandej

dardanianews

Nora lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat e saj trupore /FOTO

dardanianews

Rozana inskenon situata me Olën për ta prekur në moral Gjestin

dardanianews