0.8 C
New York
December 29, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

E akuzoi për dhunë fizike, ish-burri i Drenusha Latifit hyn sonte në Big Brother VIP Kosova

E para kësaj, ajo bëri bujë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, të cilin e akuzoi edhe për dhunë fizike.

Ndërkohë, sot kur pritet të mbahet prime i radhës, moderatorja e Big Talk ka konfirmuar se Atilla do të jetë pjesë e BBVK 3.

“T’ua jap një informacion ekskluziv, sot na pret një prime i jashtëzakonshëm, një ndër ngjarjet mundet me qenë edhe Atilla që mundet me ardhë dhe me jap atë anën e tij se cka ka ndodhur pak a shumë me Drenushën, me pas një ballafaqim mes dyshes. Edhe me fëmijët, mundet me qenë edhe Atilla“, tha moderatorja e Big Talk në Kosova Today.

Madje, ajo hodhi dyshimet se mund të ketë ballafaqim edhe me Rrezin, banorin me të cilin Drenusha është parë e afërt me të.

“Por a do të kërkojë ai një ballafaqim me Drenushën apo Rrezin për shkak raportit që e kanë kriju besoj mundeni me pa sot”, tha moderatorja.

Theksojmë se disa muaj më parë, këngëtarja e njohur njoftoi se ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Konkurrentja madje publikoi disa fotografi, me anë të të cilave tregoi dhunën e ushtruar nga tashmë ish-partneri.

Disa ditë pas hyrjes në shtëpi, ajo tha se ka frikë që gjatë kësaj kohe mund t’ia marrë fëmijët ish-partneri.

Reagimet e Atilles që nga hyrja në shtëpi kanë të njëpasnjëshme, ka publikuar fotografi nga gjykata, si dhe përkrahë djalit të tyre./Insajderi

Related posts

Atilla flet pas daljes nga BBVK, ja si e sheh raportin me Drenushën

dardanianews

“Mos ja thoni Luizit”, Kiara zbulon personin publik për të cilin ka një pëlqim

dardanianews

“Nesër nga shtëpia do të del Azemi”, Linda ia thot në sy atij

dardanianews