1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E dhimbshme: Kjo është 34-vjeçarja nga Gjakova që vdiq tragjikisht, dyshohet se ra nga kati i dytë i hotelit ku po qëndronte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Graçanicës, ku një grua është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Artila Kameri, 34-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se sipas informacioneve të para, Kameri dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i hotelit ‘Venus’ në magjistralen Prishtinë – Lipjan.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /sinjali.com/

Related posts

Analiza me përqindje: Sa vota shkojnë për Vjosa Osmanin, ku janë LDK e VV

dardanianews

Atdhetari dhe veprimtari i madh Xhemajl Berisha që u harrua nga të gjithë

dardanianews

Lajmi i fundit: Nga java tjetër mund të bllokohet sistemi shëndetësor

dardanianews