February 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“E gjithë Amerika është me ty” – Portreti i Gjestit shfaqet në ekranet gjigante të New York-ut pas incidentit në BBVA

Fansat dhe emra të njohur nga bota e artit dhe showbiz-it shqiptar shprehën indinjatën e tyre, duke e cilësuar aktin si të papranueshëm dhe duke kërkuar që Jozi të përballet me pasojat ligjore të veprimit të tij.

Në anën tjetër, përkrahja për Gjestin ka qenë e jashtëzakonshme, duke kaluar edhe kufijtë shqiptarë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në qytetin e New York-ut, portreti i Gjestit është shfaqur në disa ekrane gjigante, ku shkruhej: “E gjithë Amerika është me ty Gjest” – një mesazh solidariteti që emocionoi shumë ndjekës.

Ky veprim është komentuar gjerësisht si një simbolikë e fuqishme mbështetjeje ndaj një figure që për shumë ndjekës përfaqëson qëndrueshmërinë dhe dinjitetin përballë dhunës.

Jozi, i cili u arrestua menjëherë pas largimit nga shtëpia e BBVA, është liruar sot nga policia, por procedurat ligjore ndaj tij do të vazhdojnë në gjendje të lirë.

Ndërkohë, publiku vazhdon të shprehë solidaritetin ndaj Gjestit dhe të dënojë dhunën në çdo formë. /Telegrafi/

Related posts

“Çmendet” Enca, pa pikë turpi publikon video teksa nje mashkull ja masazhon të pasmet

dardanianews

Butrint Imeri nuk është “single”! Ju prezantojmë me partneren bukuroshe të këngëtarit

dardanianews

Historia e ndarjes me të fejuarin dhe akuzat për tradhti, rrëfimi prekës i Vesës (VIDEO)

dardanianews