8.3 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

E jashtëzakonshme, kompania e David Beckham merr në pronësi ‘konterashët’ kosovarë të ‘Bad News Eagles’

Ekipi kosovar i video-lojës CS-GO, “Bad News Eagles”, janë bërë pjesë e organizatës “Guild esports”, ndërsa tash e tutje “Shqiponjat” do të quhen “Guild Eagles”.

Vlen të përmendes se njëri prej katër aksionarëve të organizatës “Guild” është legjenda angleze e futbollit, Dejvid Bekam. Ekipi kosovar, siç dihet, përbëhet nga katërshja Flatro “⁠juanflatroo⁠” Halimi, Rigon “⁠rigoN” Gashi, Genc “⁠gxx-⁠” Kolgeci, Sener “⁠SENER1⁠” Mahmuti dhe Dionis “⁠sinnopsyy⁠” Budeci. Ata deri tash ishin veç një ekip, pa mbështetje nga ndonjë organizatë e njohur, përkundër sukseseve që i arritën në vitet e fundit, përfshirë këtu pjesëmarrjen në tre Majors, ku arriti madje edhe në fazën Legends.

“Me publikimin e CS2, ne kuptuam se nuk kishte kohë më të mirë për ne për të rritur praninë tonë në Counter-Strike. Trajektorja e listës së Bad News Eagles ka qenë frymëzuese dhe mishëron qëndrimin që vlerësojmë këtu në Guild Esports – ne mezi presim t’i mbështesim ata në udhëtimin e tyre në CS2”, u shpreh Jasmine Skee, shef ekzekutiv i “Guild Esports”.

 

Related posts

Xhuli në mes Dormundit, jo me pite por me flamur në përkrahje të Shqipërisë (Video)

dardanianews

Lëshohet urdhëresë që Adem Grabovci të sillet me forcë në gjykatë – kjo është arsyeja

dardanianews

E fundit: Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për 300 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publik

dardanianews