12.6 C
New York
October 13, 2025
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

“E kemi nënvlerësuar Putinin për shumë kohë”, thonë francezët. “Përgatituni për skenarin më të keq”, paralajmërojnë gjermanët.

Klima në zhvillim në Evropë lidhur me qëllimet e mundshme të Moskës pasqyrohet qartë në dy intervista të fundit në median gjermane. Nga njëra anë, Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius deklaron prerazi se Gjermania duhet të përgatitet për skenarin më të keq në raport me Rusinë. Nga ana tjetër, Presidenti francez Emmanuel Macron pranon se Evropa e ka nënvlerësuar Vladimir Putinin për një kohë të gjatë.

Në një intervistë për gazetën ekonomike Handelsblatt, Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, duke komentuar incidentet e fundit me dronë mbi Gjermani dhe vende të tjera të NATO-s, u shpreh se “ushtria gjermane nuk mund të ndërhyjë kudo”, dhe theksoi se është jetike që “policia shtetërore dhe ajo federale të zhvillojnë aftësitë e tyre për të përballuar kërcënimet nga lartësitë e ulëta”.

Duke u ndalur te nevoja për forcimin e industrisë gjermane të mbrojtjes, Pistorius theksoi se qeveria federale po shqyrton një rol më aktiv të shtetit në industritë kritike të mbrojtjes, si prodhuesi i tankeve KDNS dhe kompania Thyssen-Krupp Marine, e cila merret me ndërtimin e anijeve luftarake.

Megjithatë, ai paralajmëroi për një “atmosferë të etheve të arit” në industrinë e mbrojtjes, për shkak të fluksit të investimeve, dhe ngriti shqetësimin për një “inflacion të ri në fushën e sistemeve të armëve”.

Në një intervistë ekskluzive për Frankfurter Allgemeine Zeitung, në kuadër të 35-vjetorit të Ribashkimit të Gjermanisë, Presidenti francez Emmanuel Macron u ndal te kërcënimet e reja me të cilat përballen Franca, Gjermania dhe Evropa në tërësi.

Related posts

Vjosa Osmani ia tërheq vërejtjen Besnik Bislimit: Mos fol në emër timin, për vete flas vetë

dardanianews

Isa Mustafës i vjen thirrja e fortë: Ja çka duhet të ndryshojë në LDK, ky duhet të jetë kandidati për kryeministër

dardanianews

Donika Gërvalla, reagon ashpër për incidentin ne parlament

dardanianews