November 16, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

“E këputi në mes Bayernin” – UEFA merr vendim për gjyqtarin Szymon Marciniak

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i ra bilbilit para se topi të shkonte në rrjetë.

Ai episode solli polemika të shumta dhe akuza të panumërta nga gjermanët, pasi ishte një episode që vulosi eliminimin e tyre nga Liga e Kampioneve.

Megjithatë, gabimet ndëshkohen dhe Marciniak me shumë gjasa do të marrë një dënim të ashpër për shkak të atij episodit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ishte programuar që polaku të ishte bilbili në ndeshjen hapës të kampionatit europian mes Gjermanisë dhe Skocisë, por pas ndeshjes në “Satiago Bernabeu” nuk do të jetë ai që ka vënë drejtësi.

Vendimi i marrë në ndeshjen e Champions mund t’i kushtojë akoma dhe më shumë Marciniak, i cili me shumë gjasa mund të mos përfshihet fare në ndeshjet e Evropianit dhe ndeshjet e kësaj vere t’i ndjekë nga shtëpia.

 

Related posts

Turqi: fluturimi i parë i “mollës së kuqe”

dardanianews

Adrola një foto të nxehtë me maskë të koronavirusit

dardanianews

Thaçi me akuza të rënda për Osmanin: Nëse dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë

dardanianews