December 22, 2025
DardaniaNews
Showbiz

‘E mjerueshme’, Adelina Tahiri kritikon ashpër Adelina Ismailin për Shpatin

Vdekja e papritur e këngëtarit të dashur për publikun, Shpat Kasapi, ka tronditur skenën muzikore shqiptare, duke sjellë reagime të shumta dhe homazhe nga miq e kolegë.

Por, mes dhimbjes, nuk kanë munguar as polemikat lidhur me mënyrën se si artistët e kanë menaxhuar këtë moment të vështirë.

Këngëtarja Adelina Tahiri, në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Kosova Live” në T7, ka reaguar ashpër ndaj koleges së saj, Adelina Ismaili.

Mollë sherri është bërë koncerti i kësaj të fundit, i cili u mbajt pikërisht në natën kur u dha lajmi tragjik për Kasapin.

Tahiri u shpreh e indinjuar nga fakti që, gjatë performancës së saj, Ismaili nuk gjeti hapësirë për të nderuar kujtimin e kolegut të ndjerë, qoftë edhe simbolikisht.

“Unë e përgëzoj për arritjet, sukseset, por atë natë në koncert është dashtë të mbajë të paktën një minutë heshtje, një fjalim i shkurtër… s’po them ta anulojë koncertin, larg asaj, po të kishte vetëm diçka aty,” është shprehur Tahiri.

Kritika e saj u ashpërsua më tej kur e cilësoi këtë mungesë reagimi si diçka të papranueshme moralisht për një artiste të atij niveli.

“E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare,” përfundoi ajo në T7.

Kjo deklaratë ka hapur një debat në rrjet për etikën dhe solidaritetin mes artistëve në momente zie, ndërkohë që nga ana e Adelina Ismailit ende nuk ka pasur ndonjë reagim publik lidhur me këto kritika. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Njihuni me Kassandren shqiptare, mahniti rrjetin me fotot e reja

dardanianews

E mbajti jetën private sekret, aktorja Egla Ceno rezulton e martuar në gjendjen civile

dardanianews

Drama me Parashqevinë, reagon gruaja e ish-burrit të saj

dardanianews