Në testet laboratorike, parandalimi i grumbullimit të qelizave të plakura zgjati jetëgjatësinë e minjve me 15 për qind, tha Macip për Euronews Next. Eksperimente të tjera të ngjashme kanë arritur deri në 35 për qind, tha ai.

Por, para se të emocionoheni shumë, ia vlen të keni parasysh se studiuesit ende nuk e dinë se sa mund të zgjatet jetëgjatësia e një krijese të gjallë.

“Kjo është një pyetje shumë interesante dhe për të cilën ne ende nuk kemi rënë dakord. Disa besojnë se ekziston një kufi “i vështirë” për jetëgjatësinë e njeriut (rreth 130 vjet është vlerësimi aktual), ndërsa të tjerë mendojnë se, në letër, pavdekësia duhet të të jetë e realizueshme”, tha Macip.

“Është ende herët për të ditur se sa mund të zgjatet jeta dhe nëse ka një kufi apo jo”, shtoi ai.

Megjithatë, mund të mos na duhet të presim shumë gjatë për një përgjigje.

“Fusha e kërkimit kundër plakjes po përparon shumë shpejt. Në dekadën e fundit, ka pasur shumë zbulime kyçe”, tha Macip.

“Personi që do të marrë pilulën e parë kundër plakjes me siguri tashmë ka lindur”, përfundoi doktori. /Telegrafi/