0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“Edhe pse nuk njihemi personalisht, të uroj forcë e durim”, Luiz Ejlli shpreh ngushëllime Gjestit dhe familjes së tij

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, ka reaguar pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit.

Edhe pse nuk ka pasur njohje personale me të, Luizit nuk i ka munguar ndjeshmëria dhe fjalët e ngrohta për ta ngushëlluar atë dhe familjen Kelmendi.

Në mesazhin e tij prekës, ai shkruan: “Gjest, edhe pse bashkë nuk njihemi personalisht, lajmi i sotëm është i rëndë dhe prek këdo që e dëgjon. Ngushëllime të sinqerta për ty dhe familjen tënde”.

Më tutje ai u shpreh: “Të uroj forcë e durim për ty dhe familjen tënde në këtë periudhë kaq të vështirë. Kujtimet e bukura të Eldionit, qofshin ngushëllim e dritë në ditët që vijnë”.

Ky reagim tregon anën humane dhe solidaritetin e artistit, duke reflektuar se dhimbja e një humbjeje të tillë nuk njeh kufij njohjeje apo distance.

Përveç Luiz Ejllit, shumë këngëtarë, ish-banorë të Big Brother dhe kolegë të afërt të Gjestit kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje.

Postimet e tyre në rrjetet sociale pasqyrojnë dhimbjen e madhe për humbjen e parakohshme të Eldionit dhe solidaritetin me familjen Kelmendi në këtë periudhë të vështirë. /Telegrafi/

Related posts

Ekskluzive: Tayna hyn në Big Brother VIP Kosova 3

dardanianews

Xhuli Nura flet për të dashurin e ri në Big Brother: Më kënaqi

dardanianews

Alby nuk përmbahet, ekspozon me shume se s’duhet

dardanianews