25.4 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Edona Llalloshi e kishte datën e zënë, ishte e përzgjedhura e familjes Rugova për të kënduar në dasmën e Teutës

Edona Llalloshi ishte zgjedhja e familjes Rugova për të performuar në dasmën e Teuta Rugovës, vajzën e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, e cila së fundmi ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Për këtë ditë të veçantë për familjen Rugova, çdo detaj ishte planifikuar me kujdes dhe dashuri, përfshirë edhe muzikën, që kishte një simbolikë të fortë për ngjarjen, shkruan IndeksOnline.

Zëri i përzgjedhur për të shoqëruar këtë mbrëmje ishte pikërisht Edona Llalloshi, një emër që familja Rugova e kishte në zemër.

 

 

Por, përkundër dëshirës së saj dhe nderit që ndjeu nga kjo ftesë, Edona e kishte datën tashmë të zënë me një angazhim të mëhershëm dhe nuk mundi të ishte e pranishme.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Llalloshi.

Statusi i saj i plotë:

Urime martesën, Teuta e dashur!

Familje të nderuara Rugova dhe Gjeloshi,

Duke e ndjerë thellë në shpirt këtë moment kaq të rëndësishëm për ju, më lejoni t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për martesën e Teutës me Agronin.

Për mua si artiste, do të ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të performoja në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për Familjen Rugova dhe Gjeloshi. Por, fatkeqësisht, për shkak të angazhimeve të planifikuara më herët, m’u pamundësua të përformoja dhe të shijonim momente të bukura nga martesa juaj. Gjithsesi, ju falenderoj për përzgjedhjen tuaj.

E dashur Teuta, sot ke nisur një kapitull të ri me dinjitetin e një vajze të rritur në një familje me traditë, vlera dhe dashuri për vendin. Si mike e familjes suaj, uroj që martesa jote të jetë strehë e dashurisë së përhershme!

Zonjës Fanë dhe gjithë familjes urime!

Me shumë dashuri dhe respekt,
Edona Llalloshi

Related posts

Nëna më e bukur shqiptare del e veshur me miniq, po duket mami më seksi që keni parë

dardanianews

Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit

dardanianews

Vetëm 21-vjeç/ Kim Kardashian në një lidhje me Jude Bellingham?

dardanianews