18.2 C
New York
June 8, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Egla Ceno: Nuk i kam marrë akoma 100 mijë eurot e Big Brother

Egla Ceno u shpall këtë vit fituese e Big Brother VIP Albania 3.

Aktorja e njohur ka rrëmbyer çmimin e madh në edicionin e tretë të këtij spektakli, duke lënë në vend të dytë Julian Dedën e në të tretin Romeo Veshajn.

Në një live në rrjete sociale, ajo është pyetur nga ndjekësit nëse i kanë mbetur ende para nga çmimi i madh.

Duke qenë se kanë kaluar disa muaj që nga mbarimi i këtij reality shou, ajo tha se nuk i ka marrë paratë akoma.

“Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma”, tha ajo.

E njëjta tutje theksoi: “Janë me pushime. Nuk më kanë kontaktuar, s’kam kontaktuar njeri”.

Egla në ndërkohë po vazhdon të punojë në heshtje për projekte të reja, ndonëse ka qenë më pasive në ekran.

Related posts

Robert Berisha i kërkon publikisht falje Nora Istrefit

dardanianews

Kush është djaloshi i puthjes së fshehur me një “emoji”, çka po ndodh me Vesa Vasaliun 😲

dardanianews

19-vjeçarja ka bërë seks me 156 meshkuj: S’e kuptoj pse më quani zhulse! Në botë ka 3 milionë burra

dardanianews