23.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Egli, Gjesti, Laerti apo Rozana – Kush e fiton Big Brother VIP Albania 4?

Pas një udhëtimi të gjatë, me net pa gjumë, debate të forta, afrime dhe tërheqje, katër finalistët e Big Brother VIP Albania 4 kanë mbërritur në prag të finales së madhe.

Një natë përpara shpalljes së fituesit, emocioneve duket se nuk po u gjendet fundi.

Brenda shtëpisë, gjithçka ka ndodhur: miqësi të papritura, përplasje të tensionuara, lidhje dashurie që u vunë në sprovë dhe shumë të qeshura e lot.

Dyshja Egli dhe Gjesti kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre të luhatshme, që herë afronte me puthje pasionante dhe herë i ndante me heshtje të gjata.

Ndërkohë, Rozana e gatshme të ngushëllojë dhe të japë dashuri pa kushte. Në këto ditë të fundit, lotët e saj dhe të Eglit kanë prekur zemrat e publikut, duke treguar sa thellë e kanë përjetuar këtë eksperiencë.

Foto: Screenshot/Instagram

Nga ana tjetër, Laerti ka luajtur një lojë më të qetë, por tepër të vëzhguar. Ai nuk ka rënë në gjurmët e dramave të mëdha, por ka qenë gjithmonë aty ku duhej, me një qëndrim të ekuilibruar dhe shpeshherë me fjalë që lënë gjurmë.

Tani gjithçka është në duart e publikut. Katër finalistë, katër rrugë të ndryshme, por të gjithë me një qëllim: të fitojnë zemrat e publikut dhe të rrëmbejnë kurorën e këtij edicioni.

Finalja është nesër, mbetet të shihet kush do të ngjitet në majë këtë të shtunë. /Telegrafi/

 

Related posts

Sot nis “Big Brother VIP Kosova”, ja banorët që priten t’i bashkohen shtëpisë

dardanianews

Rozana godet ne fytyrë Loredanën, dalin pamje shokuese

dardanianews

Romeo Veshaj në Big Brother? Donaldi zbulon të vërtetën

dardanianews