25.7 C
New York
July 25, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Egli i bie ‘shuplakë’ Gjestit/Video

Dyshja e njohur e Big Brother Vip Albania 4, Egli Tako dhe Besart Kelemendi i njohur si Gjesti, kanë pasur shumë ulje e ngritje në raportin e tyre gjatë kohës në shtëpi. Megjithatë, së fundmi ata janë shfaqur më të qetë, duke kaluar momente më relaksuese.

Një moment qesharak ka ndodhur në shtëpi, kur Gjesti i ka kërkuar Egli Tako një shuplakë.

“Veç një shuplak, pash krejt a, hajt – pa ma hi shuplak, nuk ta qeli derën. Unë e ngrija kryt, qeshtu bona si fëmija, veç ni herë mshoma tani kishe unë bohna nervoz e ta ngjiti qeshtu,” i thotë ai Egli Tako, e cila duke qeshur i thotë: “Më ler të qetë, dua të dal,” duke kërkuar që t’i hapet dera.

Në fund, Egli i jep një “shuplakë”, por puthja që pritej pas kësaj nuk ndodhi.

 

Related posts

Reagon Gjesti pas fitores së madhe në “BBVA”

dardanianews

Santiana ‘djeg’ rrjetin derisa provokon me fustanin pa jelek

dardanianews

Përplasja mes deputetes Balje dhe Kryeziu, reagon Xhuli Nura

dardanianews