1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Egli “kallet” nga xhelozia, sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin

Një zarf i bardhë mbërriti sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke sjellë një sfidë të veçantë për Gjestin, i cili mban rolin e liderit këtë javë.

‘Vëllai i Madh’ e vuri atë përballë “Valixhes së Tundimeve”, një sfidë që përmban shpërblime dhe dënime që mund të ndikojnë si tek ai, ashtu edhe tek banorët e tjerë.

Brenda valixhes ndodheshin shtatë zarfa, dhe Gjesti kishte 24 orë kohë për të hapur një prej tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai zgjodhi të hapte një menjëherë, duke zbuluar një vendim që ndryshon dinamikën e tij në shtëpi.

Në zarf shkruhej: “Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do të ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nuk mund të thotë ‘Jo’. Zgjedhja duhet të bëhet tani”.

Pas një momenti reflektimi, Gjesti vendosi të zgjedhë për të fjetur.

Ky vendim pritet të sjellë dinamika të reja dhe reagime brenda shtëpisë.

Ndërsa Gjesti lexonte zarfin, Egli qeshi dhe tha me humor: “E dija unë”.

Mbetet të shihet si do të ndikojë ky ndryshim në marrëdhëniet mes banorëve. /Telegrafi/

 

Related posts

Kjo është aktorja e njohur që do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

dardanianews

Roza Lati rrëfen historinë tronditëse të Rita Latit: Babi e rrihte, por ajo nuk largohej se e quanin ku**ë

dardanianews

“Shpresoj s’lidhet me dikë”, Xheneta në romancë me Kushtrimin e BBVK-së? (VIDEO)

dardanianews