Në pamjet e publikuara nga Iconstyle. Shihet se dyshja tashmë ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Madje ka postime edhe nga vendet e njëjta duke i hedhur më shumë zjarrit benzinë.
Mashkulli për të cilën po përfolet është biznesmeni i njohur, Endri Topalli.
Deri më tani nuk dihet sesi qëndron e vërteta dhe nuk ka pasur reagim nga moderatorja./Periskopi/
Reagimi i fundit nga Egli:
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka reaguar ashpër pas lajmeve dhe thashethemeve që qarkulluan me shpejtësi gjatë ditës së sotme, duke e lidhur atë në një romancë me biznesmenin e njohur, Endri Topalli.
Lajmet shkaktuan bujë në rrjet, duke detyruar ish-banoren të ndërpresë heshtjen dhe të japë një përgjigje të prerë.
Egli zgjodhi platformën e saj në Instagram për të reaguar, e prerë, me vetëm dy fjalë.
Ajo shkroi mesazhin e drejtpërdrejtë dhe paralajmërues:
“Shihemi në gjyq!”
Ky postim u pa si një paralajmërim i qartë ndaj mediave apo burimeve që shpërndanë lajme të paverifikuara rreth jetës së saj private.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur Egli ka qenë në fokusin e mediave rozë pas eksperiencës së saj në shtëpinë e BBVA. Me këtë postim, ajo tregon se është e vendosur të mbrojë privatësinë dhe reputacionin e saj nga spekulimet, duke lënë të kuptohet se është e gatshme të ndërmarrë hapa ligjorë kundër atyre që sipas saj shpërndajnë lajme të jo të vërteta. /Prive By Liberta Spahiu

