9.9 C
New York
April 16, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Egli prap flet për ndarjen nga Olsi Bylyku: I jam mirënjohëse…

Banorja e “Big Brother Vip 4”, Egli Tako, ka folur sërish për marrëdhënien e saj 5-vjeçare me aktorin e humorit, Olsi Bylyku, lidhje e cila mori fund.

Ajo u shpreh se romanca e tyre ka përfunduar dy vite më parë dhe nuk dëshiron që askush t’ia përmend këtë temë, duke e konsideruar një kapitull të mbyllur.

“Nuk do të më vinte mirë nëse dikush do të ulej dhe do të fliste, do hynte në anë sentimentale, kujtime, ta përmendte atë me të cilin jam aktualisht. Me gjithë respektin e botës, jam shumë mirënjohëse për kohën që kemi kaluar, ama kjo mbyllet këtu, sepse ka dy vite që kjo gjë është mbyllur.

Ka dy vite, nuk është ky problemi më i madh i Shqipërisë, nëse një njeri më del këtu që nuk ka pasur kurrë partner apo nga të gjithë ata që na ndjekin që nuk kanë pasur një partner, atëherë po unë jam një rast i rrallë që nuk zgjedh të flasë.

E kuptoj që ka qenë diçka publike dhe t`i ke detyrim për të dhënë një shpjegim, shpjegimet janë dhënë deri aty ku duhet të jepen dhe këtu mbyllet ky kapitull. Kaq është e gjitha, nuk ndjej asnjë lloj tensioni, jam shëruar, jam e ftohtë për këtë gjë. Kam emocion por pa u përfshirë në të”, u shpreh këngëtarja.

Related posts

Duke ia kthyer të pasmet kamerës, motrat Ismajli ‘tërbojnë’ ndjekësit

dardanianews

Jozi e ngacmon Eglin pas vizitës së Olsit, ky është reagimi i saj

dardanianews

Promovim i degjenerimit/ Pamjet me pullë të kuqe shfaqen në mes të ditës

dardanianews