Në fund të korrikut, këngëtarja Egli Tako performoi në një koncert në Drenicë, ku një moment i saj në skenë u bë viral në rrjetet sociale.
E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, ajo tregoi se gjithçka kishte ndodhur në mënyrë të natyrshme, pa menduar më tej.
“Doja që ta këndoja atë këngë, sido që të dilte dhe nuk më interesonte fare. Në momentin që mora flamurin duke qenë se isha me një triko të shkurtër, veshje koncerti për t’i dhënë këngës pak atë peshën dhe rëndësinë që ka dhe mora flamurin e Shqipërisë dhe dola… po kot nuk i thonë se hip se të vrava dhe zbrit se të vrava, çkado që të bësh”, tha ajo.

Foto: YouTube
Këngëtarja shtoi se ishte çasti kur turma nisi të brohoriste “Serbi, Serbi” që e shtyu të bashkohej me publikun.
“Në momentin që unë vendosa flamurin turma poshtë fillon Serbi, Serbi. Për një moment e ndjeva të natyrshme të bashkohesha me ta”, u shpreh ajo.
Duke folur për lidhjen emocionale me Kosovën, Egli theksoi: “Në fund të ditës, unë mund të mos jem e Kosovës, unë nuk kam përjetuar luftën e tyre, por vij nga një familje që ka dhënë jetën për vendin tonë. Unë vij nga një familje që më kanë vdekur njerëzit e familjes nga edhe kam marrë veten. Më kanë folur për këtë luftë. E ndjeva të isha pjesë e asaj”.
Këngëtarja nuk e fshehu as qëndrimin e saj kundër Serbisë. “Unë nuk e dua Serbinë, nëse ajo i ka ndodhur vendit tonë. Kosova është njëjtë si Shqipëria”, përfundoi ajo. /Telegrafi/