Kush janë katër të arrestuarit, një shtetase e Shqipërisë si e dyshuar kryesore dhe katër kosovarët e dyshuar?
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Marsita Jupën, 18-vjeçare, e cila tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, kurse të dyshuarit e tjerë janë GJ.Nrecaj, V.Demaj, B.Demaj dhe D.Rama, që janë lënë të lirë nga Prokurori i Shtetit.
Sipas burimeve nga Prokuroria, viktima e trafikimit është një 19-vjeçare, po ashtu shtetase e Shqipërisë, e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit.
Aksioni është zhvilluar nga disa njësi rajonale të Policisë, në koordinim me Prokurorinë, me ç’rast të dyshuarit janë kapur në flagrancë, si dhe është sekuestruar një telefon, si dëshmi për rastin.
Të dyshuarit do të hetohen për veprat penale “Trafikim me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

