28.5 C
New York
July 25, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ekskluzive: Përplasje mes grupit të “Currit” dhe Mentor Beqirit, Insajderi sjell detaje nga gjuajtja në Graçanicë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Graçanicë pasditën e së martës.

Siç merr vesh Gazeta Insajderi, gjuajtja me armë në Graçanicë ka ndodhur në mes të grupit të Ismet Osmanit- “Currit” dhe biznesmenit kontrozovers Mentor Beqiri.

Burimet policore i kanë thënë Insajderit se i përfshirë në këtë ndjekje me vetura dhe gjuajte me armë është edhe i biri i Ismet Osmanit, Amir Osmani, i cili ka qenë në veturë me një person tjetër në ndjekje të Mentor Beqirit.

Gjuajtjet kanë ndodhur në drejtim të Mentor Beqirit, i cili ka arritur që t’iu shmanget me veturë.

Në vendin e ngjarjen momentalisht gjenden veturat e të dyja palëve, derisa policia po i kërkon që t’i ndalojë personat e përfshirë.

Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për ta pyetur për detaje të mëtejme lidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/

Related posts

Kjo është nëna me tre fëmijët që dyshohet se u mbytën në lumin Drin në Shkodër

dardanianews

Skandaloze: Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

dardanianews

Shkarkohet kryeredaktori i “Bild”, shkonte në shtrat me koleget dhe më pas i shkarkonte

dardanianews