8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Eksperti i NATO-s: Vuçiqi u paralajmërua se çka i ndodh nëse e sulmon Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mori një mesazh të qartë nga oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s të dielën, sipas Thomas Tyner, ish-pjesëtar i ushtrisë italiane dhe ekspert për forcat tokësore të Luftës së Ftohtë të NATO-s dhe strategjinë e mbrojtjes së Aleancës.

“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiq mbrëmë se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, avionët luftarakë të NATO-s do të përgjigjen brenda pak orësh. Brenda 48 orëve Brigada 173 Ajrore e Ushtrisë Amerikane do të ishte transferuar në aeroportin e Prishtinës, kurse brigada e parashutave të ushtrisë italiane “Folgore” në aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)”, ka shkruar Tyner.

Tyner thekson më tej në Twitter se një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e vendosur në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga Divizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindizi në Durrës, brenda dy ditësh.

Sipas Tyner, NATO-ja ka plane dhe ka 23 vite që po trajnohet për të mbrojtur Kosovën.

Nëse serbët ndonjëherë shkojnë dhe sulmojnë NATO-n, forcat e Aleancës do t’i tejkalojnë ata në ajër për disa orë, dhe në tokë për disa ditë. Dhe NATO-ja u kujdes që gjeneralët e Serbisë ta dinin këtë”, ka përfunduar ai.

Related posts

E rëndë: Shoku i klasës i kërkon Besnik Mustafës, ta mbys babain për hirë të popullit

dardanianews

Daut Haradinaj del me deklaratë të madhe ndaj Fitore Pacollit: Jemi një!

dardanianews

Hëna e Kuqe’ – eklipsi më i gjatë në 580 vitet e fundit ndodhë sot

dardanianews