Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar organizimin e një ekspozite tematike-muzeore kushtuar Fehmi Agani.
Ekspozita, e realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër, do të prezantojë jetën dhe veprimtarinë e tij intelektuale, politike dhe atdhetare.
Ngjarja do të mbahet më 11 prill 2026, në ora 18:00, në Gemeindesaal në Zollikon.
Njoftimi:
FTESË
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ekspozitën tematike-muzeore:
“Kontributi Atdhetar, Intelektual dhe Politik i Akademik Fehmi Aganit”, me bashkautor Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi.
Ekspozita, e realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër dhe paraqet një përmbledhje të jetës dhe veprimtarisë së akademik Fehmi Aganit, me theks në rolin e tij në jetën intelektuale, politike dhe shoqërore.
Përmes materialeve të ekspozuara synohet të ofrohet një pasqyrë e kontributit të tij, si dhe të promovohet ruajtja dhe kultivimi i vlerave historike dhe kulturore.
📅 E shtunë, 11 prill 2026
🕖 Ora 18:00
📍 Gemeindesaal, Rotfluhstrasse 96, 8702 Zollikon
Ju mirëpresim të bashkohemi për të kujtuar dhe vlerësuar një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

