1.2 C
New York
December 3, 2024
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme

Ekziston një marrëveshje “sekrete” për votimin e Trustit

Kuvendi i Republikës së Kosovës brenda një afati optimal pritet të vendos në rend të ditës votimin e Projektligjit për Fondin Pensional të Kursimeve (Trusti) i cili i hap rrugë tërheqjes së kursimeve nga qytetarët kontributdhënës.

Kjo për faktin se është arritur një ujdi mes pushtetit dhe opozitës për të miratuar ndryshimet e nevojshme në Projektligjin për Trustin.

02 Press merr vesh nga burimet brenda partive opozitare se partia në qeverisje Lëvizja Vetëvendosje u ka ofruar korumin dhe votat e nevojshme për kalumin e Trustit, në këmbim të votave për miratimin e Kodit Civil, i cili u kundërshtua në seancën e kaluar.

“Parimisht ekziston një marrëveshje që çështja e Trustit të kryhet në afat sa më të shpejtë dhe më pas të vendoset në votim edhe Kodi Civil, ku pritet të marrë përkrahjen edhe të disa deputetëve nga partitë opozitare, në mënyrë që të jetë e shpërndarë përgjegjësia në votimin e Kodit Civil i cili parasheh rregullimin e bashkëjetesës në mes të gjinisë së njëjtë”, pohojnë burimet e njëjta.

Por siç bëjnë të ditue të njëtat burime, fillimisht duhet të votohet Trusti, për të mos pasur vëmendje të mjaftueshme pastaj, miratimi i Kodit Civil.

Ndryshe, Projektligji për Trustin tashmë iu është shpërndarë deputetëve për lexim nga Kuvendi i Kosovës.

Related posts

Përsëritet historia e tragjedisë në Shkodër/ Një 27-vjeçare hidhet në Bunë me 4 fëmijët

dardanianews

Qeveria sot shfuqizon vendimin për karantinim të tri qyteteve

dardanianews

“Janë dashuaruar me vetveten”, Vjosa Osmani përplaset me Haradinajn për Kurtin në sytë e amerikanëve

dardanianews