17.1 C
New York
March 31, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“Elvana u bë shkak për ndarjen nga Romeo”, Heidi flet për herë të parë lidhur me këngëtaren

Ndarja e dyshes së njohur, Heidi Baci-Romeo Veshaj është përfolur gjatë në rrjet.

Ish-çifti u njohën dhe krijuan një romancë që u pëlqye shumë nga publiku gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”.

Shumë u aludua për arsyen e ndarjes së tyre — një prej tyre ishte edhe emri i këngëtares Elvana Gjata.

Komentues të shumtë shpreheshin në komente se shkak i ndarjes së Heidit dhe Romeos ishte afrimiteti i tepërt i aktorit me Elvanën në projektin e fundit të përbashkët, “Tenxherja Kapakun”.

Megjithatë diçka e tillë rezulton të jetë jo e vërtetë. Në puntatën e dytë të “Goca & Gra”, u fol edhe për artistët që do të konkurrojnë në Eurovision — mes emrave është edhe Elvana Gjata.

Këtu ndërhyn Heidi e cila shpreh hapur mbështetjen për këngëtaren duke thënë, “Jam Team Elvana”, duke hedhur kështu poshtë shumë aludime në rrjet.

/Shqip.com

Related posts

Leonora Jakupi uron nënën për ditëlindje: O dritë, o nëna më e mirë në botë

dardanianews

Xhensila duhet të falenderojë Besin para se të flejë”, Robert Berisha: Kur kam dalë unë në skenë, Nora ishte pesë vjeç

dardanianews

Nuk shkuan në shtëpi, nuk do besoni ku e dërgoi e fejuara Bucin pasi ai u eleminua nga BBVK

dardanianews