-0.3 C
New York
December 28, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Era Istrefi dhe Gjesti së bashku në New York, çfarë po ndodh mes tyre?

Era Istrefi dhe Gjesti, dy prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare, janë parë së fundmi së bashku në New York, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Këngëtarja e hitit “BonBon” ka publikuar një video në Instagram ku shihet brenda një veture me artistin Gjesti, çka ka nxitur reagime dhe spekulime rreth një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre.

Megjithatë, shpejt u zbulua që ata do të performojnë të premten në një klub në New York.

Ky event, që pritet të mbahet të premten, do të mbledhë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Përveç Erës dhe Gjesti-t, në skenë do të ngjiten edhe Lyrical Son dhe MC Kresha, dy prej figurave më të rëndësishme të hip-hopit shqiptar, të cilët do të sjellin atmosferën unike që i karakterizon.

Ndërsa nuk ka ndonjë bashkëpunim artistik të konfirmuar mes Erës dhe Gjesti-t, fakti që janë parë bashkë në New York dhe do të performojnë në të njëjtin event ka ngjallur kurreshtje te publiku dhe fansat e tyre.

Related posts

Ish-moderatorja shqiptare e sportit publikon SMS me përmbajte seksuale që mori, ja nga kush

dardanianews

Nëna e Ledrit thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

dardanianews

Luiz Ejlli: Po të isha kryeministër, babait që abuzoi vajzën do t’ia lidhja vetë litarin

dardanianews