February 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Erdogan edhe zyrtarisht do t’u dërgojë ftesë Zelenskyt dhe Putinit për takim në Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayiip Erdogan tha sot se planifikon të zhvillojë biseda telefonike me presidentët rus, Vladimir Putin dhe ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai shpreson që këto thirrje të marrin përgjigje pozitive dhe të ketë një takim mes tyre në Turqi për t’i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas.

“Me thirrjet, ne planifikojmë ta ngremë procesin në Stamboll në nivelin e presidentëve”, tha Erdogan, raporton reuters.

Turqia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë, mban lidhje të mira me ato vende dhe ka marrë një rol ndërmjetësues në dialogun mes tyre.

Ndryshe, shteti turk ishte nikoqir i bisedimeve midis ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Antalia dhe negociatorëve të të dyja vendeve në Stamboll. /Telegrafi/

Related posts

Ish-futbollisti i Chelseas gjendet i vdekur nën rrënoja e tërmetit në Turqi

dardanianews

“QUINT i ka dhënë Vuçiç-it 24 orë ultimatum për barrikadat

dardanianews

Nova.rs: Vuçiq ka refuzuar propozimin e BE-së për ta dënuar agresionin e Putinit

dardanianews