0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“Fenomeni Dubai” Producenti i “Logjikonomisë” i përgjigjet Benita Zanit e cila paralajmëroi padi për aktorët

Producenti i serialit “Logjikonomia”, Fisnik Ademi i ka reaguar influencerës, Benita Zana e cila paralajmëroi padi ndaj aktorëve lidhur me episodin që trajtoi fenomenin e “Dubait”.

Ademi ka thënë se nuk ka qenë asgjë personale, por është trajtuar vetëm fenomeni.

“Na nuk jemi marr me një person të caktuar, jemi marr me fenomenin. Kemi marr karakteristika të plot personazheve. Nuk njihemi personalisht me asnjë nga këto vajzat por jemi marr me fenomeni. Ajo influenceria e kishte përmend në rast se bëjmë edhe një episode (do bëjë padi). Por unë dua me ia përcjell kujtdo, që nuk merremi personalisht me askënd, por me fenomenin”, tha producenti në Kosova Live.

Një ndër reagimet më të zëshme, pas publikimit të episodit erdhi nga influencerja Benita Zena e njohur në rrjete sociale për ndërhyrjet estetike, përfshirë dhëmbët e saj prej 14 mijë eurosh e cila në një intervistë shprehu pakënaqësinë ndaj përmbajtjes së episodit dhe paralajmëroi veprime ligjore.

Ajo deklaroi se do të padisë autorët e serialit nëse referenca të tilla ndaj saj përsëriten.

Related posts

Xheneta Fetahu thotë se Edi është i paarritshëm: Drilon Rama po tenton ta imitojë atë

dardanianews

Reagon e dashura e Robertit, pas videos virale të tij duke vallëzuar me Santianen

dardanianews

Del në pah e vërteta mbi thashethemet se Gjesti është i adaptuar

dardanianews