Një nga pyetjet që tërhoqi vëmendjen lidhej me një video virale nga një koncert, ku ai dëgjohej të thoshte “jam i martuar”.

Për këtë, Gjesti ka shpjeguar me humor: “Jam i martuar me muzikën.” – Kjo përgjigje ka qartësuar situatën dhe ka hedhur poshtë thashethemet lidhur me një lidhje romantike me Eglin, duke i dhënë fund spekulimeve të shumta që kishin qarkulluar në media.

Gjesti zbuloi gjithashtu se është duke punuar për këngën e tij të re, e cila do të jetë një projekt solo. Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimeve në të ardhmen.

“Kish dasht me pas një bashkëpunim… Dhuratën kam kështu që më pëlqen shumë, e ka një stil të veçantë edhe ka bërë shumë hite të mëdha. Dhurata Dora të don Kingi,”, shpjegoi ai.

I pyetur edhe për jetën e tij private, ai foli për familjen, një temë që zakonisht e ruan për veten.

Gjesti pranoi se orari i ngarkuar nuk i lejonte shumë kohë për të kaluar me të afërmit, por premtoi se pas verës do t’i kushtojë më shumë kohë atyre dhe do ta festojë me ta fitoren e Big Brother.

“Do të gjej më shumë kohë për ta edhe për ta festuar fitoren e Big Brother,”, tha ai.