3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Shëndetësi

Fituesi i Nobelit për kimi: Karantina s’ka shpëtuar asnjë jetë deri më tash

Michael Levitt ka laboratorin e tij të biologjisë strukturore në Stanford University School of Medicine, dhe për shumë vite, ka qenë një referencë në botën e shkencës. Sidomos që nga viti 2013, kur ai fitoi çmimin Nobel në Kimi.
Ekipi i tij, me ndihmën e vullnetarëve nga vende të ndryshme, punon vazhdimisht në analizën e të dhënave në lidhje me virusin, me qëllim të gjurmimit të evolucionit të COVID-19.

Levitt është kritik i ashpër ndaj strategjisë së zgjedhur nga shumica e qeverive të botës për të luftuar pandeminë.
“Unë mendoj se karantinat nuk shpëtuan asnjë jetë”, tha ai në një intervistë për The Telegraph të shtunën. “Ata do të kenë shpëtuar disa jetë në aksidente rrugore dhe të ngjashme, por dëmi social nga abuzimi në familje, divorci, alkoolizmi ka qenë ekstrem. Dhe pastaj ka nga ata që nuk u mjekuan për sëmundje të tjera”, transmeton Telegrafi.

Levitt beson se me disa rekomandime specifike, të tilla si veshja e maskave nga fillimi i shpërthimit dhe miratimi i rregullave të caktuara të distancës sociale, i njëjti rezultat do të ishte marrë në aspektin shëndetësor, por me një kosto shumë më të ulët.

“Unë mendoj se virusi i vërtetë ishte virusi i panikut”, tha ai. “Për arsye që nuk janë të qarta për mua, unë mendoj se udhëheqësit u tërhoqën dhe njerëzit bënë gjithashtu, dhe unë mendoj se kishte një mungesë të madhe diskutimi”. / KultPlus.com

 

Related posts

Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve H5N8 tek njerëzit

dardanianews

Sondazh: Kush është lideri legjitim i demokratëve?

dardanianews

Rusia përhap lajme se vaksina kundër Covid19, mund t’iu shndërrojë në një “majmun”!

dardanianews