17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Flet Egli, konfirmon ndarjen nga Fifi, i lë asaj topin për fshirjen

Pas dy ditësh heshtje në rrjetet sociale dhe shumë zhurmë nga publiku, Egli ka thyer më në fund heshtjen, duke reaguar për herë të parë pas veprimit të Fifit që hoqi nga YouTube dy këngët e tyre të përbashkëta, “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis”.

Në një status të gjatë dhe të matur, Egli sqaron se nuk ka asnjë përgjegjësi mbi këto projekte, pasi – siç thotë vetë – ka qenë thjesht e ftuar në këngë, ashtu si DJ Gimi-O, dhe nuk është autore apo poseduesja ligjore e tyre.

> “Kënga është hequr për 2 ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat, ndaj edhe nuk kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat”, thekson Egli.

Me shumë kujdes dhe elegancë, këngëtarja i lë topin te Fifi, duke treguar se nuk ka qenë në dorën e saj as vendimi për fshirjen, e as rikthimi i tyre. Por ajo gjithashtu shpreh vlerësim për publikun që e ka përkrahur dhe shton se për hir të dashurisë së fansave, ajo është dakord që këngët të rikthehen, “në aq vendim sa më takon”.

Por pjesa më interesante mbetet fundi i reagimit të saj, ku ajo konfirmon një shkëputje të qartë dhe të qëllimshme nga Fifi, në aspektin profesional:

> “Kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shohim në një spekter më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë, këndimit.”

Në përfundim, Egli premton rikthim me projekte të reja muzikore dhe shumë surpriza gjatë këtij muaji, duke i falënderuar fansat për dashurinë e pandalshme.

Drama vazhdon, por Egli të paktën për momentin – e mban tonin të qetë dhe diplomatik. Tani topi është tërësisht në fushën e Fifit.

/Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Nuk e keni pa kurr kështu, Yllka Kuqi zbulon linjat trupore në fustan transparent

dardanianews

Harxhoj 5 mijë euro në muaj’, habit Gabriela e Përputhen: Tregon futbollistët dhe Vipat që e ngacmojnë

dardanianews

A doni ta dini sa para fiton Enca nga OnlyFans?

dardanianews