3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Flota ruse kalon në Siçili, lufta “shumë pranë” Evropës

Kriza ukrainase po mbërrin në Mesdhe, shkruajnë mediat italia pikërisht në kohën kur SHBA-ja dhe Rusia u përplasën fort në takimin e parë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kushtuar kërcënimit të një pushtimi rus.

Anije të flotës ruse kaluan në afërsi të kanalit të Sicilisë si pjesë e stërvitjeve detare të paralajmëruara, duke ngjallur shqetësim.

Ministria italiane e mbrojtjes pohoi kalimin e 6 anijeve ruse, por nënvizoi se ato “ nuk kanë cenuar sovranitetin dhe ujërat territoriale të Italisë”.

Formacioni rus “ka zhvilluar një kalim tranzit në ujërat ndërkombëtare dhe nuk prek sovranitetin e shteteve bregdetare”, theksohet në deklaratën e ministrisë që shton se NATO ka vazhduar ta ndjekë lundrimin që prej nisjes së tij dhe janë “përjashtuar sjelljet përshkallëzuese nga Aleanca dhe nga flota e Moskës”.

Gjashtë anijet ruse ishin nisur në mes të janarit  nga Deti i Veriut, nga portet e Severomorsk ku ndodhet Flota e Veriut, dhe Baltijsk ku ndodhet Flota Balltike. Anijet janë projektuar të transportojnë  rreth 60 tanke dhe mbi 1500 ushtarë.

Flota kaloi Gjibraltarin dhe të dielën filloi të kalonte kanalin siçilian. Frika është se ajo po shkon drejt Krimesë, në kufi me Ukrainën. Ditët e fundit, Moska ka nisur stërvitjet e të gjithë flotës së saj në nivel global, lëvizje kjo që përkon me rritjen e tensioneve me Perëndimin për krizën ukrainase.

Top Channel

Related posts

Hajnat futen në shtëpinë e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku!

dardanianews

Kaq para të ruajtura në banka kanë kryetarët e komunave të Kosovës – por kush është “kampioni”?

dardanianews

Shkëlzen Maliqi: Koalicioni LVV-PDK mund të ndodhë pas zgjedhjeve

dardanianews