8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Frikë pas katastrofës në Turqi dhe Siri, mediat iraniane: Një tërmet do shkatërrojë dhe Teheranin

Raportet mbi tërmetet shkatërrimtare në Siri dhe Turqi, shkaktuan tronditje të madhe edhe në Iran. Turqia është një nga vendet e pakta në botë që i lejon shtetasit e Republikës Islamike të hyjnë pa viza, dhe rreth gjysmë milioni iranianë kanë banim të përhershëm atje.

Njerëzit në Iran e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë katastrofë nga tërmeti.

Ky vend, ashtu si edhe Turqia, ndodhet në kryqëzimin e një numri pllakash të mëdha tektonike, çka e bën një nga shtetet më të rrezikuara në botë. Dhe frika tani po rritet  me ekspertët që paralajmërojnë në mediat shtetërore iraniane mbi ndikimin e mundshëm të një fatkeqësie të tillë në të ardhmen.

Ata flasin ndër të tjera për skena apokaliptike në kryeqytetin Iranian me dendësi të madhe ndërtimesh dhe mbi 15 milionë banorë. Ekspertët shprehin keqardhjen që nuk janë nxjerrë sa duhet mësime nga e kaluara dhe rregullat e ndërtimit, shpesh nuk zbatohen siç duhet.

“Në Iran, ashtu si në Turqi, ka norma shumë moderne dhe të avancuara të sigurisë nga tërmetet – të paktën në letër“, thotë për DW Hamid Sadegh-Azar, profesor i analizës strukturore dhe dinamikës në Universitetin e Kaiserslautern në Gjermaninë jugperëndimore.

“Problemi më i madh është zakonisht se kodet sizmike nuk respektohen, e përpos kësaj, shumica e punëve ndërtimore në Iran kryhet nga punëtorë të pakualifikuar. Është shumë e pamundur të ndërtohen godina rezistente kur inspektorët e kodit të ndërtimit janë neglizhentë, të paaftë ose të korruptuar”, shprehet ai.

Në 60 vitet e fundit, Irani ka përjetuar tre termite të fuqishme me një numër shumë të lartë viktimash: tërmeti i vitit 1962 në Buin Zahra shkaktoi 13,000 të vdekur, ai i Manjil-Rudbar i vitit 1990 vrau rreth 40,000 vetë.

Related posts

Veprimtaria kulturore e SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër

dardanianews

KËSHILLTARJA E KURTIT OFENDON MINISTRIN ARBEN VITIA

dardanianews

Kurti për letrën dërguar Pence: Ka shumë keq-informime për mua dhe qeverinë, mu desh t’i sqaroja

dardanianews