16.4 C
New York
June 15, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajme nga Bota

“Gabimi që kushtoi 265 jetë” – Ekspertët tronditin me zbulimin: Përplasjen e avionit e shkaktoi bashkë-piloti! (Detajet)

Një gabim njerëzor i thjeshtë, por me pasoja katastrofike, dyshohet se është arsyeja e tragjedisë ajrore që ndodhi në Indi me fluturimin AI171 të Air India, ku humbën jetën 265 persona, përfshirë edhe 24 që ndodheshin në tokë.

Sipas analistit të njohur të sigurisë ajrore, “Captain Steve”, një ngatërrim fatal mes dy komandave brenda kabinës së pilotimit mund të ketë shkaktuar përplasjen shkatërrimtare.

 

 

“Besoj se piloti i tha bashkë-pilotit: ‘Tërhiq rrotat’. Por ky i fundit, në vend që të tërhiqte rrotat e uljes, ngriti flapsat e krahëve”, – deklaroi eksperti.

Ky veprim është jashtëzakonisht i rrezikshëm, pasi flapsat janë elementë kritikë për ngritjen e avionit, duke krijuar ngritje shtesë në lartësitë e ulëta. Heqja e tyre vetëm pak sekonda pas ngritjes mund të shkaktojë humbje të menjëhershme të fuqisë mbajtëse, dhe për pasojë rrëzim.

Avioni “Boeing 787 Dreamliner”, me destinacion Londrën, ra mbi një lagje të banuar në Ahmedabad vetëm 48 sekonda pas ngritjes.

 

 

Kapiteni i avionit, Sumeet Sabharwal, kishte mbi 8,000 orë fluturimi, ndërsa bashkë-piloti Clive Kunder, vetëm rreth 1,100 orë dhe ishte trajnuar kohët e fundit në SHBA. Fatkeqësisht, të dy humbën jetën në vendngjarje.

Ekspertiza teknike është ende në zhvillim, por nëse kjo teori konfirmohet nga kutia e zezë, mund të jetë një nga rastet më të rënda të gabimit njerëzor në aviacionin modern.

Related posts

Zhduket 19-vjeçarja, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj!

dardanianews

Pesëmbëdhjetë pandemitë që ndryshuan historinë

dardanianews

Vuçiq e arsyeton ish-shefin e tij: Millosheviq s’është fajtor, nuk e kishte të lehtë

dardanianews