2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gazetari britanik shpërthen ndaj shqiptarëve që festuan ditën e Pavarësisë në Londër: Ikën nga vendi i tyre vetëm me rrobat e trupit, sot po ngasin ‘Mercedes’

Gazetarin britanik, Mark Steyn e kanë shqetësuar festimet e shqiptarëve në Londër për Pavarësinë dhe ditën e çlirimit. Ai është shfaqur i zemëruar në emisionin e tij, ku hyrjen ia ka kushtuar “pushtimit” siç shprehet ai të Londrës Qendrore.

“Sipas Home Office, e unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli sepse mesa duket nuk ka mjaftueshëm shqiptarë. Edhe nëse janë punësuar si figurantë në filmin e Liam Nelson në “Taken 27”.

Sipas të dhënave, këta raportohet se janë refugjatë që kanë ikur nga sytë-këmbët nga vendi i tyre me asgjë tjetër veç rrobave në trup. Nuk do bënin përshtypje nga ajo që u pa në qendër të Londrës mbrëmë.

Këta po ngisnin ‘Mercedes’, ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe Policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me ‘Porche’. Po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf, ta bësh në ‘Lamborgini’”, shprehet ai.

Related posts

Këto janë kategoritë që Qeveria do t’ua paguajë rrymën

dardanianews

Deputeti Haxhi Shala kërcënohet me jetë për seancën e nesërme

dardanianews

Tensioni arrin kulmin, Trump nuk e përjashton sulmin ndaj Venezuelës

dardanianews