Avokati Gazmend Halilaj ka folur edhe njëherë për atentatin ndaj tij, që u organizua javën e kaluar, e që ndodhi para shtëpisë së tij në Drenas.
Avokati në një postim në Facebook, thotë se vrasjen e tij e urdhëruan vetëm që dëshiron një shtet ligjor.
Ai flet edhe për vrasjen e babit të tij në vitin 1999.
Vrasjen e babait të tij e urdhëroi gjenerali famëkeq Dikovi, vetëm pse ishte shqiptar.
Ai thotë se as për rastin e vrasjes së babit të tij, por as për atentatin ndaj tij nuk u arrestua askush edhe pse policia, sipas tij i ka të gjitha dëshmitë.
Miq, ne vitin 1999 gjenerali famkeq Dikoviq, urdheroj vrasjen e babait tim, vetem se ishte shqiptar.
Ne 2020, urdheruan vrasjen time, vetem qe e doja nje shtet ligjor.
As per rastin 1999 e as i 2020, kurr nuk u arrestua askush. Ky eshte shteti……policia i ka te gjitha deshmite.