Aktori i njohur hollivudian, George Clooney, ka bërë një nga gjestet më bujare dhe surprizuese në historinë e showbiz-it. Ai u ka dhuruar nga 1 milion dollarë në para të gatshme 14 prej miqve të tij më të afërt, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që i kishin dhënë gjatë viteve të vështira të jetës së tij.
Ngjarja ndodhi gjatë një darke të organizuar në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, ku secili prej miqve gjeti një valixhe të markës luksoze Tumi, brenda së cilës ndodheshin paratë. Clooney kishte marrë personalisht 14 milionë dollarë në cash nga një kasafortë, duke përdorur një furgon lulesh për transportin, dhe kishte paguar paraprakisht edhe të gjitha taksat.
“Shumë prej miqve të mi më ndihmuan kur isha i panjohur më lejuan të flija në divanët e tyre, më dhanë hua dhe ishin gjithmonë aty për mua. Nuk do të isha këtu ku jam pa ta,” ka deklaruar aktori.
Paratë vinin nga fitimet që Clooney kishte siguruar nga filmi i suksesshëm “Gravity”, pak kohë para se të niste një tjetër aventurë të suksesshme krijimin e kompanisë së tekilës “Casamigos”, e cila më vonë u shit për një shumë marramendëse.
Ky veprim i Clooney-t është komentuar gjerësisht në mediat botërore si një shembull i rrallë bujarie dhe mirënjohjeje në një industri shpesh të përfolur për individualizëm dhe egoizëm.