February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Gjendje e rënduar? Video e Bes Kallakut trondit rrjetin pas lidhjes së re të Xhensilës! (VIDEO)

Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka shqetësuar ndjekësit me një paraqitje publike që ka ndezur debat në rrjet. Në një video të bërë virale, ai shihet duke performuar në një event familjar, por në një gjendje fizike dhe emocionale që ka lënë shumë pikëpyetje.

Bes Kallaku shfaqet i lodhur, pa energji, jashtë ritmit të muzikës dhe duke përdorur playback. Ajo që ka rënë në sy më shumë është pamundësia e tij për të qëndruar qetë dhe në këmbë, çka ka bërë që shumë të aludojnë për ndikimin e alkoolit apo trishtimit emocional.

Kjo paraqitje vjen pak pas daljes publike të ish-bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj, e cila u shfaq krah reperit Ledri Vula në një skenë të festivalit “Sunny Hill”. Një puthje e dorës që Ledri i dha Xhensilës u komentua gjerësisht në publik dhe media.

Tashmë, pritet një reagim nga vetë Besi për të sqaruar situatën dhe për të qetësuar mbështetësit e tij, të cilët kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje në rrjet.

 

 

Related posts

Edona James më në fund tregon sa është paguar për një javë në ‘BBVK’

dardanianews

Nëna e Santianes një bombë e vërtet

dardanianews

Alby The Goat publikon foto me të dashurin e ri

dardanianews