4.2 C
New York
December 29, 2025
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Gjermania e humb durimin me Rusinë: Boll me lojëra – Mos harroni, dimë edhe ne të shkatërrojmë

Zgjerimi i sulmeve hibride të Rusisë me dronë, sabotim dhe dezinformim, i ka vënë në lëvizje ekspertët gjermanë dhe politikanët, të cilët paralajmërojnë se situata është serioze dhe nuk mund të qëndrohet më duarkryq, por duhet vepruar.

Alarmi është unanim. “Po shohim një përshkallëzim intensiv të situatës”, deklaroi Silke Wilms, nënkryetare e shërbimit të inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, shton ajo.

 

 

Po përjetojmë sulme kibernetike, anashkalimin e sanksioneve, zjarrvënie, të gjitha në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë, Gjermania është shënjestër e sulmeve hibride çdo ditë”, thekson Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt nga Unioni Kristiansocial (CSU).

“Demokracia është nën presion nga brenda dhe nga jashtë”, paralajmëron Holger Münch, drejtor i Policisë Federale Kriminale. Ministri Dobrindt e quan intensitetin e sulmeve ndaj shoqërisë së hapur një “test stresi për demokracinë”.

 

Regjimi i Vladimir Putinit duket se po sulmon në një front të gjerë. Në luftën kundër kërcënimeve hibride, qeveria gjermane vendosi këtë javë: në të ardhmen, Bundeswehri do të lejohet të rrëzojë dronë në territorin gjerman.

Kjo më parë ishte përgjegjësi ekskluzive e policisë. Policia, megjithatë, po planifikon të krijojë “njësi shtesë dronësh”.

Ministri Dobrindt njofton se Gjermania do të ashpërsojë përgjigjen e saj ndaj sulmeve: “Kushdo që na sulmon në hapësirën kibernetike duhet të jetë i vetëdijshëm: ne do të mbrohemi në të ardhmen! Mos harroni, dimë edhe ne të sulmojmë e të shkatërrojmë, ishte mesazhi i tij.

Related posts

Thaçi: Kurti më tha nuk kam njeri që i besoj, Glaukun e mbaj në distancë

dardanianews

“Ja territoret që Putin do për paqen”, zbardhen prapaskenat e telefonatës Trump-Zelensky pas samitit

dardanianews

Pas fitores së Zvicrës/ Stresi bën “tag” Vuçiçin, ka diçka për t’i “kujtuar”

dardanianews