15.2 C
New York
April 19, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjesti flet për Big Brother Kosova: Edhe pse më kanë bërë me hile, Zoti më ka hapur një derë tjetër

Gjesti ka disa javë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Kjo erdhi një ditë pas daljes nga Big Brother në Kosovë, ku u eliminua pas një televotimi kokë me kokë me Drilon Ramën.

Derisa po fliste me veten, ai pretendon se ia kanë bërë të padrejtë në Big Brother VIP Kosova, por që iu hap një derë tjetër më e madhe.

“Edhe pse mi kanë bërë gjërat me hile, Zoti më ka hap derën tjetër. Me hile çdo send, po në rregull. Zoti është i madh”, u shpreh ai.

Tutje gjatë bisedës tha: “Edhe unë kështu si jam në këtë gjendje të rëndë, zhag do të shkoj. Le të del ku të del kjo punë. Po pasha Zotin. E dini ju shumë mirë. Sa ju kam dashur, ju ja futet, por më është hapur dera tjetër, edhe më e madhe”, transmeton Telegrafi.

Ai po konsiderohet si një nga lojtarët më të fortë brenda Big Brother VIP Albania, duke krijuar situata të shumta.

Në spektaklin e së martës vlen të ceket se u shpall i preferuar nga publiku.

Related posts

Gresa Hoti ‘tradhton” Andin, bëhet nuse në Turqi?

dardanianews

Leonora Jakupi në pushime, por kush po e shoqëron?!

dardanianews

Vullnet Krasniqi, banori i radhës në BBVK

dardanianews