December 21, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam

Gjesti ka pasur disa momente jo edhe aq të mira pas përfundimit të spektaklit të së martës.

Ai u përfshi në një debat të ashpër me Egli Takon, pasi në Prime u diskutua çështja e nishanit, gjë që nuk i pëlqeu Gjestit.

Konkurrenti i tha se nuk duhej të ekzagjeronte e të fliste edhe me Danjën për këtë.

Pas kësaj, ata eskaluan në ofendime e duke ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit, ku Egli filloi edhe të qante.

E në një tjetër bisedë me Rozana Radin, këngëtari pejan nervozohet aq shumë saqë e gjuajti edhe mikrofonin.

Ai bërtiti e tha: “S’kam ndjenja, s’kam ndjenja për Eglin”.

Duket se ka akoma paqartësi në lidhje me raportin që dyshja kanë krijuar, edhe pse Gjesti e quajti ‘të dashur’.

Related posts

Reagimi i banorëve pasi lexuan letrën lamtumirëse të Dolces

dardanianews

“Dikujna këtu ja ka marr burrin shoqja” – Vesës i mbetet hatri me Edonën pasi ajo ngacmon burrin e Ilirianës

dardanianews

Pas videos tronditëse, reagon nëna e vajzës, do të përballeni me ligjin

dardanianews